Kryesore “Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar”, Kryemadhi: Si do të dalin...

“Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar”, Kryemadhi: Si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai?

Në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje për të, Monika Kryemadhi, akuzoi SPAK-un se ka përdorur një “metologji të shëmtuar” kundër familjes së saj”.

“Prokuroria ishte shumë provokative. Të jemi të sinqertë sepse të më pozicionosh në një sallë ku ne jemi në konflikt të hapur, është për të na provokuar dhe për të bërë show. Ka pyetur Prokuroria Eglantina Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim? Kam përshtypjen se e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im, u janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe se që e kemi gënjyer Ilir Metën për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie.  

Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët”.

Kryemadhi u shpreh e vendosur se do ta çojë deri në fund betejën për të gjetur drejtësinë.

“Mund të mbyllësh karrierën politike po mund të hapësh një tjetër karrierë që e transformon, politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie i kapur të më bëjë pis mua. Do kaloj të gjitha shkallët me durim, qetësi. Për telefonin jam në Gjykatë Kushtetuese më pas do të shkoj në Strasburg. Kur ti vijë koha. Edhe kur të vdes kam tre trashëgimtarë që do e ndjekin këtë gjë, por çështja është tek rasti. Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nëse operacioni i Monikës ka kushtuar 6 500 euro, 5 mijë euro rezonanca, kjo apo jo, se si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai e operacionet e shoqërisë së Erjon Veliajt”, tha Kryemadhi.