Sport Barcelona leksion Bajernin. Inter fiton në sekondën e fundit. Zhegrova protagonist përmbysjen...

Barcelona leksion Bajernin. Inter fiton në sekondën e fundit. Zhegrova protagonist përmbysjen ndaj Atletiko Madrid

Barcelona i ka dhënë një leksion futbolli Bajern Mynihut me një fitore bindëse 4-1 përballë bavarezëve, ku protagonist absolut ishte Rafinja.

Sulmuesi brazilian i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e parë të ndeshjes, duke i bërë pak më të thjeshtë vijimin e takimit ku bavarezët u hodhën me shumë forca në sulm. Kejn ia doli të barazonte shifrat, por furia e bavarezëve solli edhe boshllëqe në prapavijë, të cilat u shfrytëzuan nga katalanasit në mënyrë perfekte. Levandovski ktheu në avantazh Barcelonën, ndërsa Rafinja në minutën e fundit thelloi diferencën.

Ishte përsëri Rafinja ai i cili tundi rrjetën me një kundërsulm të shpejtë në pjesën e dytë, duke ia bërë të pamundur Bajernit kërkimin e një përmbysje në minuat e mbetura të sfidës.

Kështu, katalanasit ngjallin edhe një herë fushatën e tyre europiane, ndërsa bavarezët mbeten në zonë e poshtme të tabelës.

Një gol në minutën e 93-të i shënuar nga Markus Turam, i dhuroi 3 pikë të arta Interit në Champions, në duelin ndaj Jang Bojs, që rezultoi tepër delikat.

Skuadra e Inzagit shpërdoroi një shans të artë në minutën e 48-të, teksa Marko Arnautoviç do të gabonte një 11 metërsh, teksa për fitoren mendoi sulmuesi francez, i hedhur nga stoli në minutën e 76-të.

Falë këtij triumfi Interi u ngjit në kuotën e 7 pikëve, teksa duelin e radhës zikaltrit do e luajnë në shtëpi ndaj Arsenalit.

Mançester Siti fitoi 5-0 ndaj Spartës së Pragës.

Por nuk kanë munguar as surprizat, duke filluar nga përmbysja spektakolare e Lilës ndaj Atletiko Madrid me Edon Zhegrovën protagonist, ndeshja mbaroi 1-3 për Lilën.

Surprizë mund të cilësohet edhe fitorja e Fejnord në tranfertë ndaj Benfikës, ashtu si edhe ajo e Dinamo Zagreb ndaj Salcburgut.