Politika Balla merr “Çelësin e qytetit” në New Jersey

Balla merr “Çelësin e qytetit” në New Jersey

Gjatë vizitës në SHBA ku po zhvillon takime me bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është nderuar me çelesin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla thekson se është kënaqësi e veçantë të pritej nga Kryetari i Qarkut Bergen në New Jersey, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë.

“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Çertifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, shkruan Balla.

Ministri Balla në New Jersey u prit në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA.