Sport Makina legjendare e Schumacher në ankand, pritet të shitet për një shifër...

Makina legjendare e Schumacher në ankand, pritet të shitet për një shifër rekord

Makina e drejtuar nga shtatë herë kampioni legjendar i botës në Formula 1, Michael Schumacher, do të dalë në ankand.

Shuma që do të paguhet për Ferrari 248 F1 2006 pritet të kalojë shifrën marramendëse prej dhjetë milionë eurosh, duke e bërë atë më të shtrenjtën ndonjëherë.

Schumacher arriti pesë fitore në atë makinë dhe ishte në podium gjithsej shtatë herë. Në fund të vitit 2007, një koleksionist privat e bleu makinën direkt nga Ferrari dhe tani ka vendosur ta shesë atë në gjendje të papërlyer.

Rekordin e mban aktualisht makina e Ferrarit nga sezoni 2001, e cila u shit për 11.4 milionë dollarë.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që kur Michael Schumacher, 55 vjeç, pati një aksident të rëndë me ski në Francë.

Gjiganti i Formula 1 u plagos rëndë, ai mbijetoi, por gjendja e tij nuk dihet për publikun.

Gruaja e Michael Corinna ka vite që bën deklarata të forta dhe kontrollon rreptësisht se kush lejohet ta shohë atë.

Pas aksidentit, ai ishte në koma për gjashtë muaj. Mjekët luftuan për jetën e tij në një spital në Grenoble dhe ai ishte në gjendje kome për një kohë të gjatë para se të kthehej në shtëpinë e familjes në Zvicër.

Që atëherë, ai nuk është parë në publik, dihet shumë pak për shëndetin e tij, ndërsa familja e tij e mbron privatësinë rreptësisht e tij.