Lëkundje tërmeti në Fier janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në fshatin Çifçi të Fierit, në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Lushnjes e Vlorës, si dhe në zona të tjera përreth.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.