Një tentativë për vjedhje në Durrës është parandaluar ditën e sotme në lagjen Nr.1. të qytetit bregdetar rreth orës 15:30.
Një 34-vjeçar me iniciale O.Z., nën kërcënimin e thikës tentoi të vidhte xhiron ditore të marketit.
Por punonjëset e penguan dhe lajmëruan policinë.
Në tentativë për t’u larguar pa mundur të marrë asgjë, autori dëmtoi me thikë lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.
Megjithatë, ai u arrestua nga policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.