Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Draçi”, ku një automjet i drejtuar nga 21-vjeçari V.D. ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar.
Ky i fundit, me iniciale P.B., humbi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.