Derbi i Italisë, mes Interit dhe Juventusit, prodhoi spektakël dhe emocione të mëdha, me plot tetë gola të shënuar, si kurrë më parë.
Supersfida e zhvilluar në “San Siro” u mbyll në barazim 4-4. Interi kaloi në avantazh pas 15 minutave lojë, me Zielinskin, që ktheu në gol një penallti të fituar nga Thuram.
Megjithatë avantazhi zgjati pak, pasi Vlahovic barazoi shifrat në minutën e 20-të. 7 minuta në vonë, ishte Weah që shënoi golin e përmbysjes dhe kaloi festën të bardhezinjtë.
Por, edhe kjo zgjati pak. Mikhitaryan barazoi shifrat në minutën e 35-të, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë, Zielinski riktheu avantazhin e zikaltërve, sërish me penallti.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi sërish me gol. Dumfries realizoi të katërtin për vendasit, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë për Interin.
Te Juventusi nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe Yildiz, i ardhur nga stoli, bëri heroin. Sulmuesi turk ngushtoi diferencën në minutën e 71-të, ndërsa 10 minuta më vonë barazoi shifrat.
Me këtë barazim, Interi mban vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Juventusi ndjek në vendin e tretë me 17 pikë.