Kryesore A do t’i kthehet në bumerang opozitës paralizimi i vendit? Si përgjimet...

A do t’i kthehet në bumerang opozitës paralizimi i vendit? Si përgjimet Berisha

Sali Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkohen në aksionin opozitar teksa ka thënë se nesër do të luftojnë për interesat më jetike të tyre.

Ai tha se kjo protestë nuk do t’i kthehet në bumerang opozitës pasi po luftohet pikërisht për të drejtat e çdo qytetari, tha ai.

“Po luftojmë për të drejtat, dinjitetin dhe lirinë e çdo qytetari që beson te vota e lirë dhe funksionimi i ligjit e Kushtetutës,” deklaroi Berisha.

Sali Berisha: Këtë akt, këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë. Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë. Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë. Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, kryetari i PD-së, Berisha shprehet se protesta që do të zgjasë 3 orë  gjatë pasdites së nesërme, do të zhvillohet kundër atij që e quan “regjimi më i urryer antishqiptar”.

Sali Berisha: Do ju njoh tani me statistikën më të fundit të Eurostatit. Eurostat konfirmon se nga viti 2014-2023, Shqipëria është braktisur nga 1.099.734 qytetarë. Është braktisur nga plot 38 qytetarë dhe kjo vetëm në hapësirën e Shengenit. Nëse shton ata që janë larguar në SHBA, të tjerë që kaluan La Manshin me gomone apo shkuan në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, të garantoj që ata që u larguan nga ky regjim janë më shumë se 40 përqind e shqiptarëve. Ndaj edhe ato tre herë kundër regjimit, i ftoj qytetarët të bashkohen në ato protestë sepse po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer antishqiptar.

Protesta e opozitës së martën pritet të sjellë bllokime rrugësh në disa akse të vendit, si mbikalimi i Kthesës së Kamzës, në Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.