Kryesore Meta e akuzoi nga burgu, Kryemadhi lexon postimin e ish-bashkëshortit e ulur...

Meta e akuzoi nga burgu, Kryemadhi lexon postimin e ish-bashkëshortit e ulur e vetme në Parlament

Ilir Meta ka bërë sot një reagim në gjatë në Facebook nga burgu 313, ku ai ndodhet aty prej shtatë ditësh pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Në një mesazh të shpërndarë nga Partia e Lirisë në rrjetet sociale, Meta shprehet se arrestimi i tij ishte planifikuar prej kohësh dhe qëllimi ishte rrëmbimi i mandatit të katërt nga Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 2025.

“Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare”, thekson Meta.

Ai akuzon edhe Monika Kryemadhi për arrestimin e tij.

“Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.

Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave”, shkruan Meta.

Ndërkohë, ish bashkëshortja e tij, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi e lexoi postimin e Ilir Metës në telefon, e ulur e vetme në sallën e seancave plenare.