Ernest Muçi ka gjetur golin e parë për këtë sezon në Turqi, me fanellën e Besiktas.
Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, në derbin e zjarrtë të Stambollit, ku ekipi i tij, Besiktas u mposht me rezultatin 2-1.
Muçi shënoi në minutën e 94-të, pas një aksioni nga e djathta, teksa pas një gjuajtje të bukur me të majtën, në hyrje të zonës, e ndali topin në rrjetë.
Muci'nin attığı gole bak şaka falan mı amk pic.twitter.com/9izZgNYDfV
— tinerli paylaşımlar (@tnrlipaylasmlr) October 28, 2024
Për 24-vjeçarin, ky është goli i parë sezonal në Turqi, ndërsa në edicionin e kaluar shënoi tre herë me Besiktas-in, ku u transferua në merkaton e dimrit.