Sonte në Théâtre du Châtelet në Paris u ndanë çmimet për trofeun “Topi i Artë 2024”, trofeu që jepet nga France Football për futbollistin më të mirë të vitit. Natyrisht nuk është vetëm ai trofe që do ta ndahet sonte, sepse në lojë janë shumë të tjerë.
Çmimi Kopa, i cili është i rezervuar për lojtarin më të mirë të ri, u fitua nga Lamine Yamal (Barcelona), i cili është më i riu në histori që e merr këtë çmim.
LAMINE YAMAL IS THE 2024 KOPA TROPHY!
The 17 year old spanish wonder boy can't be stopped from @FCBarcelona! ✨🇪🇸 #TrophéeKopa #ballondor @championsleague pic.twitter.com/iKeIHAURrZ
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
Real Madrid, kampioni i Europës dhe i Spanjës, u shpall ekipi më i mirë për meshkuj, ndërsa Barcelona u shpall ekipi më i mirë për femra. Gjatë ceremonisë pati edhe një moment emocionues me homazhin për Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë më 7 janar 2024.
Real Madrid is the Men Club of The Year!
Congrats @realmadrid 💜🤍 #clubdelannée #ballondor @ChampionsLeague pic.twitter.com/v89myP4XX0
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
Harry Kane dhe Kylian Mbappé fituan së bashku çmimin Gerd Müller, pasi shënuan 52 gola secili, çmim ky që i jepet lojtarit që ka realizuar më shumë gola si për klubin ashtu edhe për kombëtaren brenda një sezoni të vetëm.
Lautaro Martinez i dorëzoi çmimin Yashin, të rezervuar për portierin më të mirë, bashkëlojtarit të tij në kombëtare Emiliano Martinez, i cili përsëriti suksesin e vitit 2023. Gigio Donnarumma u rendit i katërti, Mike Maignan i pesti dhe Yann Sommer i gjashti.
Jenni Hermoso mori Çmimin Socrates, trofe që u jepet lojtarëve ose lojtareve për iniciativat e tyre bamirëse në favor të integrimit social, zhvillimit mjedisor, ose ndihmës për popullatat në vështirësi të mëdha apo viktima të konflikteve.