Aktualitet I shpërtheu eksplozivi në dorë, identifikohet viktima në Elbasan

I shpërtheu eksplozivi në dorë, identifikohet viktima në Elbasan

25-vjeçari Kristi Balukja ka ndërruar jetë pasi i ka shpërthyer tritoli që po i vendoste një automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të qytetarit Renato Çepa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen Shënkoll të Elbasanit.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se 25 vjeçari Kristi Balukja duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit Renato Çepa, lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 25- vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Nga hetimet ka rezultuar se Kristi Balukja për shkak të një konflikti të vjetër për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm vendosi lëndë eksplozive në makinën e Renato Çepës, tritol që i mori jetën vetë autorit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.