Matilde Lorenzi, skiatorja 19-vjeçare e Italisë, ka ndërruar jetë tragjikisht.
Matilde, e cila konsiderohej një skiatore premtuese për Italinë, u rrëzua gjatë stërvitjes në pistën e Val Senales në Alto Adige.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Mbrojtjes.
Aksidenti në ski ndodhi ditën e hënë.
Matilde Lorenzi ishte duke u praktikuar kur po zbriste një shpat malor.
Ajo u rrëzua dhe u goditi kokën.
19-vjeçarja u dërgua menjëherë në kujdes intensiv, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Ministri italian, që dha lajmin, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen tragjikisht nga jeta të skiatores 19-vjeçare.