Një qytetar ka goditur me vezë dhe i ka hedhur kos eurodeputetit Fredi Beleri, pjesë e delegacionit që po viziton Shqipërinë.
Incidenti ka ndodhur pasi Beleri dhe eurodeputetët e tjerë kanë dalë nga godina e kryesisë së Kuvendit, ku janë takuar me grupet parlamentare të maxhorancës dhe opozitës.
“Ky është liruar me procedura se duhet të ishte në burg”, tha para gazetarëve qytetari që goditi Belerin. “Harroni 200 mijë shqiptarë që i kanë dëbuar nga Greqia sepse kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata vetë dhe vjen këtu na imponohet me mbështetjen e europianëve”.
Pasi nuk u mandatua si kryetar i Bashkisë Himarë, për shkak se u arrestua për korrupsion zgjedhor, Beleri u kandidua nga Greqia për në Parlamentin Europian, duke u bërë eurodeputet i shtetit fqinj.