Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 17:00 bllokimi i akseve kryesore të vendit nga Veriu në Jug. Protestuesit demokratë kanë bllokuar rrugën te mbikalimi i Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës në të dy krahët e saj.
Protestuesit brohorasin nën sloganin “Rama ik!”, ndërsa policia po mbikëqyr mbarëvajtjen e protestës.
Bllokim i qarkullimit raportohet edhe te Kthesa e Kamzës në kryeqytet. Të bllokuar janë edhe rrethrrotullimi në Levan dhe në Elbasan.
Në Milot protestuesit janë ulur në formë proteste në rrethrrotullim për të bllokuar qarkullimin e automjeteve. Protestuesit janë bashkuar nga Shkodra, Lezha e Kukësi, ndërsa Tropoja e Kurbini do të bllokojnë aksin tjetër të rrugës.