Kryesore Noka: Policia të mos provokojë protestuesit, ndryshe të gjithë drejt Surrelit

Noka: Policia të mos provokojë protestuesit, ndryshe të gjithë drejt Surrelit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë protestuesit. Në të kundërt ai paralajmëroi se të gjithë do të shkojnë drejt Surrelit, shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa në një moment ka shtyrë disa efektivë.

Flamur Noka: Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.

Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.

Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve.