Aktualitet Në vendin dhe momentin e gabuar, burrë e grua në mes të...

Në vendin dhe momentin e gabuar, burrë e grua në mes të atentatit mafioz në Shkodër

Hamza Lici dhe Arlind Bushati ranë pre e një atentati mafioz këtë të mërkurë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Plumbat lanë të vdekur në vend Hamza Licin, vëllain e Ibrahim Licit.

Ndërsa Arlind Bushatin mbeti i plagosur rëndë

Dyshja udhëtonte me makinë dhe sipas të dhënave të deritanishme ata u qëlluan me breshëri plumbash nga një tjetër mjet.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se një grua e pafajshme gjeti vdekjen ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha mësohet se po lëvizin me motor, kur u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati.

Me gjasë ata u përplasën pasi Lici që ishte në timon humbi kontrollin pas të shtënave në drejtim të tij.