Aktualitet Atentati në Shkodër, gjendet makina e autorëve. Çfarë u gjet brenda

Atentati në Shkodër, gjendet makina e autorëve. Çfarë u gjet brenda

Atentati ne Shkoder, pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka gjetur të djegur një automjet tip “Land Rover” model tip i ri, të djegur në zonën e Grudës së Re.

Brenda makinës janë gjetur dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentatin e ditës sotme.

Ndërkohë RENEA ka hyrë në Dobraç, ku ka ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Bajrajve.

Deri më tani nuk ka të shoqëruar, por vetëm dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Kujtojmë se nga atentati i të mërkurës u vra Hamza Lici dhe mbeti i plagosur Arlind Bushati.

Të dy ata udhëtonin me një makinë tip “Benz” që për shkak të breshërisë së plumbave humbi kontrollin dhe u përplas me një motor. Aty udhëtonin çifti Bashkim dhe Flutura Basha.

Për pasojë humbi jetën kjo e fundit, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i lënduar rëndë.