Aktualitet 10 të shoqëruar për masakrën e Shkodrës, Bashkim Basha në luftë me...

10 të shoqëruar për masakrën e Shkodrës, Bashkim Basha në luftë me jetën

Masakra e pasdites së djeshme në Dobraç të Shkodrës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë.

Janë shoqëruar 10 persona në Policinë e Shkodrës gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qenë numri më i lartë i të shoqëruarve të cilët janë marrë në pyetje, ndër të cilët ka qenë edhe Safet Bajri.

Një emër ky i njohur si rival i familjes Lici. Ai është shoqëruar në Policinë e Shkodrës dhe pas pak minutash është lënë i lirë pasi ka bërë deklarimet e tij.

I plagosuri rëndë nga kjo ngjarje, Bashkim Basha, po lufton me jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai ka qenë duke lëvizur me motor së bashku me bashkëshorten e tij kur është përplasur nga makina në të udhëtonin 2 viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Në momentin që ata ranë pre e breshërive të plumbave, makina humbi kontrollin dhe përplasi 2 kalimtarët fatkeqë. Nga përplasja mbeti e vdekur Flutura Basha, ndërsa Bashkim Basha u plagos rëndë. Arlind Bushati mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rreth 6 orë më vonë në spital.