Kryesore Të ulur këmbëkryq, deputetët e opozitës protestojnë në oborrin e Kuvendit, pjesa...

Të ulur këmbëkryq, deputetët e opozitës protestojnë në oborrin e Kuvendit, pjesa tjetër bllokon foltoren

Pasi janë përplasur me Gardën, disa nga deputetët e opozitës kanë zgjedhur në formë tjetër proteste, duke u ulur këmbëkryq në oborrin e Kuvendit.

Ndërkohë disa nga deputetët e tjerë që kanë qenë pjesë e seancës plenare, kanë marrë karriget dhe i kanë nxjerrë në oborrin e Parlamentit.

Ndërsa deputetët e opozitës që marrin pjesë në seancë plenare, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e fjalimeve.

Kjo është pjesë e mosbindjes së tyre civile.