Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar.
Glidona Daci, Tahiri do të dëshmojë lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
Tahiri është thirrur si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes, si organiziatori i protestës së 21 Janarit, gjatë kohë kur PS ishte në opozitë.
Më 21 Janar 2011 në protestën e socialistëve në bulevard u vranë 4 persona. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
PS-ja e cilësoi krim shtetëror dhe kërkoi nisjen e hetimeve për të vënë drejtësinë në vend. Për ngjarjen, Gjykata e Tiranës dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.