Kryesore “Zero komunikim me Metën”, Kryemadhi: “Monika këmbësorja”, fija që ul me këmbë...

“Zero komunikim me Metën”, Kryemadhi: “Monika këmbësorja”, fija që ul me këmbë në tokë Ramën

Deputetja Monika Kryemadhi ka patur një prononcim të shkurtër me gazetarët pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të hënë.

Ajo u shpreh organi i akuzës ka konsumuar shkelje ligjore në pretendimet e ngritura ndaj saj.

Në vijim paralajmëroi gazetarët se do të njihen me të vërtetat e “Monika këmbësores” dhe “satelitëve” të Shqipërisë duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Monika Kryemadhi: Unë jam një individ, aq më shumë dhe një politikane që vendos të përballem edhe me padrejtësinë që bëhen. Sigurisht unë po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam konstatuar dhe evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organi i akuzës. Normalisht edhe ju do të njiheni me to dhe do të njiheni me të vërteta e “Monika këmbësores” dhe të satelitëve të Shqipërisë. Duroni dhe do të informoheni për të gjitha sepse edhe ky është një proces i cili kërkon sistemin e vet të zbatimit të gjërave dhe në fund të fundit për të treguar se sa i vërtetë është i gjithë procesi dhe se sa realë dhe se sa qëndrojnë faktet.

Pyetje: Keni thirrje ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin kur përmendni satelitët?

Monika Kryemadhi: Po patjetër.

Pyetje: Ka diçka me vlerë që mund ta ndihmoni hetimin e Ramës?

Monika Kryemadhi: Po patjetër që ka vlerë.

Pyetje: Po fija që e zbret në Tokë?

Monika Kryemadhi: Patjetër fija që e zbres në tokë jam unë Monika këmbësorja që e ul me këmbë në tokë.

Pyetje: A keni komunikuar me zotin Meta?

Monika Kryemadhi: Jo nuk komunikoj. Zero me zotin Meta.