Politika Rama publikon pamjet natën nga Ura e Madhe e Kukësit: Na shani...

Rama publikon pamjet natën nga Ura e Madhe e Kukësit: Na shani sa më shumë se plas syri i keq

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video natën nga Ura e Madhe e Kukësit, e cila u inaugurua gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook krahas videos, Rama shkruan me ironi se lutet për ata që thoshin ‘ura do bjerë’, ‘ura u ndryshk’, etj.

Ai vijon më tej ironinë kur thotë ‘kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë’.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT! Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama në Facebook.