Një 18-vjeçare me iniciale A.G., banuese në Fier, dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë.
Policia njofton se e reja është transportuar në spital për ndihmë mjekësore pasi është dëmtuar nga arma e zjarrit.
Gjendja e 18-vjeçares paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.