Orari i votimit në disa shtete të SHBA është shtyrë me të paktën 60 minuta. Sipas mediave amerikane, në dy qendra votimi në Georgia është shtyrë orari dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:20 sipas kohës lokale.
Kjo për shkak se këto qendra ishin hapur me vonesë në mëngjes dhe qytetarët nuk kishin mundur të votonin.
Edhe në Pensilvani, në një qendër votimi është urdhëruar shtyrja e orarit të votimit, deri në orën 21:30. Po kështu edhe kjo qendër ishte hapur me vonesë gjatë mëngjesit.
Shtyrje të orarit të mbylljes së votimeve janë raportuar edhe në shtete të tjera.
Si Georgia ashtu dhe Pensilvania konsiderohen shtete kyçe në këto zgjedhje presidenciale, si nga Trump, por dhe nga stafi i Harris.