Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.
Policia njofton se një kampion me drejtues shoferin me iniciale I.P. është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 35-vjeçari me iniciale K.N., drejtues i “Chevroletit” dhe ka mbetur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.