Bota Harris telefonon Trump për ta uruar për fitoren (stafi i demokrates fajëson...

Harris telefonon Trump për ta uruar për fitoren (stafi i demokrates fajëson Biden për humbjen)

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht humbjen në garën për presidentin e SHBA dhe ka uruar Presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për fitoren e tij.

CNN shkruan se Harris e ka telefonuar Trumpin për ta përgëzuar për fitoren, duke i shprehur urimet e saj dhe duke diskutuar rëndësinë e një kalimi paqësor të pushtetit dhe të një udhëheqësi që punon për të gjithë amerikanët.

Një burim i CNN tha se biseda ka pasur një ton konstruktiv dhe të qetë, ku zëvendëspresidentja theksoi domosdoshmërinë që çdo ndryshim pushteti të bëhet në mënyrë paqësore, siç kërkohet nga tradita demokratike e SHBA-ve.

Ndërkohë, sipas CNN, stafi i Harris fajëson Biden për humbjen.

“Biden duhet të ndihet fajtor për këtë rezultat”, ka thënë një zyrtar i lartë i fushatës së Harris për CNN. Vendimi i demokratit për të qëndruar në garë, pavarësisht shqetësimit të shumë demokratëve, nuk i dha Harrisit zgjidhje tjetër, por veç “të zhvillonte një garë jashtëzakonisht të cunguar”.