Aktualitet Inceneratori i Elbasanit, Apeli ashpërson dënimet për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Inceneratori i Elbasanit, Apeli ashpërson dënimet për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit.

Apeli i GJKKO ka dënuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim, i cili me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 vite e 8 muaj burg.

Shkalla e Parë e GJKKO-së e kishte dënuar Kokën me 8 vjet e 6 muaj burg, nga të cilat do të kryente 5 vjet e 8 muaj duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe është dënuar për ‘shpërdorim detyre’ me 4 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite e 8 muaj.

Ndërkohë Klodian Zoto u dënua në mungesë me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim në mungesë u dha edhe për Mirel Mërtirin.

Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite.

Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie.

Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.