Politika Vizita në Azerbajxhan, Rama takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik...

Vizita në Azerbajxhan, Rama takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i rrallë i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed gjatë vizitës në Baku të Azerbajxhanit ku ndodhen në kuadër të Samitit të Klimës COP29.

Rama përmes një postimi në “Facebook” e ka quajtur Presidentin një mik të rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë. Kryeministri u shpreh se gjatë takimit ato kanë folur për ecurinë e projekteve të përbashkëta të cilat po hyjnë në fazën e zbatimit.

“Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama në postimin e tij.