Aktualitet Katër orë në SPAK, Haxhinasto: Isha si dëshmitar për çështje të caktuara

Katër orë në SPAK, Haxhinasto: Isha si dëshmitar për çështje të caktuara

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, qëndroi për gati 4 orë në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Haxhinasto u shpreh kështu për mediat: “Kam ardhur si dëshmitar për çështje të caktuara. Deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet”.

Haxhinasto nuk u përgjigj nëse dha shpjegime për llogari të dosjes “Meta-Kryemadhi”.

Në dosjen e SPAK ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, Haxhinasto përmendet për disa komunikime me SMS mes tij dhe Kryemadhit mbi lidhjen e një kontrate interkonjeksioni të fibrave optike në vend.

Në një komunikim të 31 marsit 2014 në WhatsApp, Kryemadhi i thotë Haxhinastos: “Jam Mona, mos ma harro porosinë”.

Në të njëjtën ditë, Kryemadhi i shkruan biznesmenit Ardian Shatku: “E firmosi Mondi, nesër e përcjell tek Milena”.