Aktualitet Shoqërohet në polici Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Shoqërohet në polici Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja i shpallur në kërkim për dhunë së bashku me djalin e tij është shoqëruar në Polici ku është proceduar në gjendje të lirë.

Kujtojmë se ai dyshohet të ketë dhunuar një qytetar të quajtur Kujtim Caca, pas konfliktit të dyshuar për çështje pronësie.

Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit.

Ndërkohë dyshime ka se dhuna është ushtruar edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes së Kujtim Cacajt.

Në Korrik të vitit 2023, anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy kushërinjtë Maja në Krujë. Në pamjet e videos së dhunshme të një viti më parë, Flamur Rraja ishte personi që mbante një pistoletë në dorë.