Aktualitet Humb jetën në aksident 33-vjeçari në Vlorë

Humb jetën në aksident 33-vjeçari në Vlorë

Një 33-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në Vlorë.

Policia bën me dije se i riu ka rënë në kolektorin e ujit teksa po udhëtonte me makinë në aksin rrugor Butrint-Xarrë.

“Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori për dy ngjarje aksidentale: Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia.