Një aksident me pasoja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Një 20-vjeçar humbi jetën pasi makina e tij doli nga rruga.
Policia njoftoi se ngjarja u regjistrua në Sukth. I riu humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë mjeti doli nga rruga. Për shkak të dëmtimeve shumë të mëdha, 20-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor që po punon për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti shumë të rëndë.