Aktualitet Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Pas vrasjes tragjike me thikë të 14-vjeçarit në Tiranë, është vendosur që prindër të nxënësve të zhvillojnë një marshim-protestë, ditën e enjte në orën 11:00.

Marshimi do të nisë nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protestë për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.

Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.

Kujtojmë se i mituri që mbeti viktimë, 14-vjeçari Martin Cani, është sulmuar me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por të gjithë vendin.