Kryesore Ukraina na mund në “Air Albania”, Shqipëria zbret në Ligën C

Ukraina na mund në “Air Albania”, Shqipëria zbret në Ligën C

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina në “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Humbje e hidhur për kuqezinjtë e Silvinjos, që zbresin në Ligën C, pasi mbyllën renditjen në vendin e fundit me 7 pikë.

Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për ukrainasit, që shënuan dy gola të shpejtë me Zinchenko në minutën e 5-të dhe Yaremchuk në minutën e 10-të.

Fraksioni i dytë foli për Shqipërinë, që ishte dominuese, duke gjetur golin me Bajramin me penallti në minutën e 75-të, por vetëm kaq.

Kombëtarja shqiptare e mbyll në vendin e fundit Grupin B1 me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të tretë.

Në vendin e parë shkoi Çekia me 11 pikë, ndërsa Ukraina e mbyll në vendin e dytë me 8 pikë.