Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”.
Sipas burimeve, pasditen e së martës ai është marrë në pyetje dhe ka deklaruar: “Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes, ndodhi ajo që ndodhi”.
I pyetur nese është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.
Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.