Aktualitet Borxhi për 15 mijë euro dyshohet se i mori jetën Klaudio Prendit

Borxhi për 15 mijë euro dyshohet se i mori jetën Klaudio Prendit

Policia e Tiranës po heton në disa pista pas vrasjes së Klaudio Prendit në Tiranë.

Një ndër më të besueshmet është konflikti që 27-vjeçari ka pasur kohët e fundit për borxhet.

Mësohet se i riu ka pasur një shumë rreth 15 mijë euro për të kthyer dhe për këtë arsye dyshohet se është konfliktuar me grushte pak ditë më parë.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por nuk e mendonte sa do të përfundonte deri në atentat.

Policia është në kërkim të autorëve që kryen krimin e rëndë. Ekspertët pas një kontrolli të dytë që kanë kryer në makinën e djegur tip “Audi A4”, kanë gjetur dhe armën e krimit, një pistoletë, e cila ishte plotësisht e djegur.

Ndërkohë numri i shasisë së mjetit të autorëve ende nuk është rikuperuar ende. Hetuesit do bëjnë verifikime edhe në pjesën e motorit sa i takon numrit të shasisë.

Nga hetimet mësohet se makina luksoze “Mercedes G Claas” që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze.