Spanja ka vendosur legalizimin e rreth 900 mijë imigrantëve në një ritëm prej 300 000 imigrantësh në vit. Ministrja e Migracionit Elma Saiz ka deklaruar se kjo masë supozon të zgjidhë krizën e forcës së punës në vend.
“Spanja duhet të zgjedhë mes të qenit një vend i hapur dhe i zhvilluar apo një vend i varfër dhe i mbyllur. Ne kemi zgjedhur të parën”, tha ministrja Saiz, sipas së cilës Spanja ka nevojë për 250 000-300 000 punonjës dhe taksapagues për çdo vit.
Reforma në fjalë konsiston në thjeshtimin e procedurave ligjore dhe administrative që për sigurimin e lejeve të punës, duke u mundësuar imigrantëve që të regjistrohen qoftë si të vetëpunësuar, qoftë si të punësuar.