Sport Sylvinho e do, por në Itali skuadra e mëdha janë në garë...

Sylvinho e do, por në Itali skuadra e mëdha janë në garë për Cristian Shpendin, Fiorentina ka gati 10 mln euro

Fiorentina është në kërkim të një sulmuesi për të forcuar repartin e saj sulmues, me synimin për të investuar që në merkaton e janarit për zëvendësuesin e Moise Kean.

Në Itali mediat e bëjnë tashmë fakt të kryer se objektivi kryesor i klubit toskan është 21-vjeçari shqiptar Cristian Shpendi.

Sulmuesi është vëllai binjak i Stiven Shpendit, kartoni i të cilit është në pronësi të Empolit dhe aktualisht është bomberi i Serie B, duke shkëlqyer me Cesena-n.

Shpendi ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 6 herë në 32 ndeshje të luajtura në 15 muajt e fundit, duke treguar sy të mprehtë dhe shkathtësi të madhe para portës.

Fiorentina është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për të blerë talentin e ri të Kombëtares Shpresa, duke e vlerësuar si përforcimin e duhur për sulmin.

Në 15 ndeshjet e këtij sezoni, Shpendi ka shënuar dhjetë gola, tetë prej të cilëve në Serie B dhe dy në Kupën e Italisë.

Interes për të kanë shprehur edhe klube si Napoli, Lazio apo edhe Juventus.

Cristian Shpendi ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe ka shënuar një gol, por tekniku Sylvinho nuk i ka dërguar kurrë një ftesë për grumbullim me Kombëtaren A.