Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të 43-vjeçarit 3 ditë në parë në Tropojë. 33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Vrasja ndodhi më 22 nëntor në ambientet e një lokali në fshatin Dojan të Tropojës. Flordian Mulaj qëlloi për moteve të dobëta me pistoletë 43-vjeçarin Artur Dauti, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Njoftimi i Policisë Tropojë
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.
Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.