Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se e sheh datën 11 Maj si të duhurën për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare 2025.
“Në lidhje me datën e zgjedhjeve, ne si institucion përzgjedhës, e shohim datën 11 Maj si datën që i krijon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mundësinë për ta përgatitur procesin e votimit dhe atë nga jashtë në përputhje me të gjitha parashikimet”, tha Celibashi.
Celibashi theksoi se KQZ i ka rekomanduar Presidentit Begaj datën 11 Maj 2025 për zgjedhjet e ardhshme.
“Nxisim Presidentin që data 11 të jetë më e përshtatshmja. Caktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme është e ligjshme dhe përsa kohë që është e ligjshme, ne duhet t’i përgjigjemi. Ne preferojmë dhe e rekomanduam që të jetë data 11 edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër”.
Gjithashtu edhe Partia Socialiste në takimin me Presidentin, Bajram Begaj ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.