Një 50-vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë pasi bëhet e ditur se është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit.
Ndërkohë 50-vjeçari D. N. si pasojë e dëmtimit fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.