Aktualitet Babai i Martinit i pranishëm në protestë, në duar mbante fotografinë e...

Babai i Martinit i pranishëm në protestë, në duar mbante fotografinë e djalit të ndjerë

Këtë të hënë u zhvillua sërish një protestë tjetër për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga dora e një bashkëmoshatari të tij.

Para Ministrisë së Arsimit ishin të shumtë qytetarët që u mblodhën. Mes lotësh aty qëndroi edhe babai i Martini, Engjëll Cani.

“Nuk mundet të flasë”, tha një e afërme pasi pranë tij u afruan kamerat e televizioneve.

Ai shoqërohej nga disa familjarë të tij dhe në duar mbante fotografinë e djalit të ndjerë.

Protestuesit kërkuan plotësimin e kushteve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, të mërkurën u thirr sërish një protestë tjetër.