Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të cilën e konsideron të papajtueshme me Kushtetutën dhe kërkon lirinë.
Kushtetuesja ka njoftuar sot se kërkesa e Berishës do të shqyrtohet mbi bazën e dokumenteve si dhe do të thirren si subjekte të interesuara Kuvendi dhe SPAK-u.
Po kështu, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për ta shqyrtuar në kohë të shpejtë këtë ankesë, e në këtë mënyrë është caktuar data 27 dhjetor ora 10:00.
Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”.