Kryesore Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat e sigurimit për grupin e...

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat e sigurimit për grupin e Suel Çelës, ndryshon vetëm atë për avokaten

Gjykata e Oosaçme lë në fuqi masat e sigurimit për të arrestuarit e grupit të Suel Çelës. Trupa gjykuese ka ndryshuar masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. 18 prej masave të sigurisë janë “arrest në burg” dhe 3 të tjera më të lehta, si ajo e “arrestit në shtëpi” dhe “detyrimit për t’u paraqitur.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, në “arrest shtëpie” avokatja Blerina Beqiri. Në ambientet e paraburgimit i është komunikuar një masë e tretë, ish-shefit të Krimeve, Dedan Gjoni. Ky i fundit në akuzë si i përfshirë edhe në dy dosje të tjera si persona që ka bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale.

Në detyrim paraqitje do të qëndrojnë edhe dy gazetarët që prej vitesh raportojnë mbi kronikën e zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.