Sport Doli në konferencë me gërvishtje në fytyrë, Guardiola reagon sërish dhe sqaron...

Doli në konferencë me gërvishtje në fytyrë, Guardiola reagon sërish dhe sqaron keqkuptimin

Manchester City barazoi në mënyrë befasuese 3-3 përballë Feyenoord. “Qytetarët” ishin në avantazhin e tri golave deri në minutën e 74-t, por pësuan 3 gola në minutat e mbetura të ndeshjes.

Gjithsesi, rezultati kaloi në plan të dytë pasi Guardiola u shfaq para mediave me shenja të dukshme në fytyrë, të cilat tha se i kishte bërë vetë: “Më pëlqen të dëmtoj veten”.

Së fundmi ka reaguar sërish, pikërisht në rrjetin social “X” duke thënë se përgjigjja e tij nuk kishte për synim të nxirrte në pah dëmtimin e vetes, pasi gjithçka ishte aksidentale.

“Më kapën mat me një pyetje në fund të konferencës, për një gërvishtje që ishte shfaqur në fytyrë, dhe i shpjegova që një thua i mprehtë e kishte shkaktuar këtë aksidentalisht. Përgjigjja ime nuk kishte si synim të nxirrte në dritë një çështje për dëmtimin e vetes. E di se shumë persona luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe dua të nxjerr në pah një nga mënyrat që njerëzit të kërkojnë ndihmë duke telefonuar në linjën e Samaritans ose me numrat në dispozicion”, shkruan Guardiola.