Extra 30 metra nën akull! NASA zbulon bazën sekrete të amerikanëve, ja pse...

30 metra nën akull! NASA zbulon bazën sekrete të amerikanëve, ja pse përdorej

Zbulimi i fundit i NASA-s ka lënë gojëhapur edhe vetë shkencëtarët. Një strukturë e ndërtuar nga dora e njeriut rreth 30 metra poshtë sipërfaqes së akullit në ishullin Greenland, i cili ndodhet në pjesën veriore të kontinentit amerikan. Përmes teknologjisë së avancuar të radarëve është zbuluar baza ushtarake e quajtur “Camp Century”, pjesë e një projekti sekret të amerikanëve gjatë Luftës së Ftohtë.

Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 1959 dhe synonte një lloj mbrojtjeje në rast sulmi bërthamor nga ana e Bashkimit Sovjetik (Rusia sot).

1959, foto teksa kryheshin punimet në bazë

“Camp Century“ ka në përbërje një rrjet tunelesh rreth 4828 km dhe është krijuar me qëllimin që të shërbente si pikë strategjike gjatë konfliktit.

Në kuadër të operacionit ushtarak u ndërtuan gjithsej 21 tunele, një dyqan, një kishë e vogël dhe disa objekte të tjera. Thuhet se për të kanë punuar mbi 200 persona, përfshirë dhe inxhinerët më në zë të asaj kohe në SHBA.

Amerikanët e mbajtën të fshehtë qëllimin e ndërtimit të kësaj baze duke i thënë qeverisë daneze asokohe se po kryenin kërkime shkencore. Kjo sepse ishulli Greenland është territor autonom i Danimarkës. Motivet e vërteta u ekspozuan për herë të parë në vitin 1997.

Sipas ekspertëve, kjo bazë u ‘braktis’ në vitin 1967. Me kalimin e viteve mbi të u akumulua borë e akull, duke krijuar shtresën e 30 metrave.

Shkenca thotë se përpos vlerës historike, ky zbulim shërben për të kuptuar më mirë fenomenin e ndryshimit të shpejtë klimatik.

Por nga ana tjetër, kjo bazë përbën rrezik për mjedisin me armët, lëndën djegëse e shumë objekte të tjera të groposura në tokë.