Sport Zbulimi i shokut të CR7: Nëse Cristiano sheh dikë që nuk lutet,...

Zbulimi i shokut të CR7: Nëse Cristiano sheh dikë që nuk lutet, i thotë ta bëjë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë me një frekuencë që pasqyron legjendën e tij: me dy golat e fundit të shënuar në kampionatin saudit kundër Damac, kampioni portugez 39-vjeçar ka arritur në 915 gola në karrierë, duke e bërë gjithnjë e më të mundur arritjen e 1000 golave, objektiv që mund ta arrijë nëse vazhdon të luajë edhe pas përfundimit të kontratës me Al Nassr në 2025.

Ronaldo është tashmë një ikonë edhe në botën arabe, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për sjelljen e tij jashtë saj. Është zbuluar se ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit fton shokët e tij që nuk e praktikojnë lutjen të bashkohen me të dhe me të tjerët.

Cristiano Ronaldo fton shokët e tij të luten

“Nëse Cristiano sheh lojtarët që po luten dhe dikush nuk po lutet, ai thotë: ‘Pse nuk po lutesh? Shko dhe lutu me ta,’” ka treguar Walid Abdullah, portieri 38-vjeçar që ka luajtur te Al Nassr deri në verën e kaluar, kur u transferua te Al-Diriyah në divizionin e dytë. Abdullah është një figurë e njohur në futbollin saudit, ka qenë pjesë e kombëtares për mbi një dekadë dhe ka luajtur për shtatë vjet te klubi i Riyadh-it, duke ndarë dhomën e zhveshjes me Ronaldon për një vit e gjysmë, ku ka pasur mundësinë të vlerësojë jo vetëm talentin e tij futbollistik, por edhe përkushtimin e tij për të u integruar me shokët e ekipit.

Ronaldo dhe lidhja me fenë në botën arabe

Afërsia e Ronaldos me fenë islame në botën arabe nuk është diçka e re. Gesti i parë që dikush e interpretoi si një afrim me Islamin ndodhi në maj të vitit 2023, kur Cristiano u përkul pas shënimit të një goli të jashtëzakonshëm, duke realizuar sujood, një gjest me të cilin myslimanët përkulen thellë drejt Mekës, duke prekur tokën me ballin, hundën dhe duar e cila është në nivelin e kokës. Një tjetër episod i ngjashëm ndodhi në tetor të 2023, kur Ronaldo, para se të ekzekutonte një penallti në ndeshjen Portugali-Sllovaki, duket se ka thënë dy herë një lutje të myslimanëve, “Bismillah,” që do të thotë “Në emër të Allahut.” Megjithatë, besimi i tij i krishterë mbetet i pranishëm, pavarësisht këtyre momenteve.