Ekonomi Miratohet vetëm me votat e mazhorancës buxheti i 2025-ës

Miratohet vetëm me votat e mazhorancës buxheti i 2025-ës

Buxheti 2025 është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë seancës plenare, u rrëzuan amendamentet e propozuara nga opozita.

Prioritet në projekt-buxhet janë: infrastruktura, pensionistët dhe rritja e pagave.

Kryeministri Edi Rama e prezantoi këtë projekt-buxhet në seancën e 19 Nëntorit.

Vlera e buxhetit 2025, rreth 8 mld Euro.

Opozita hidhi akuza ndaj socialistëve për propagandë para zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkohë, pas 11 muajsh, u rikthye në sallën e Kuvendit kryedemokrati Sali Berisha.

Duke kujtuar ditën kur në Kuvend iu hoq imuniteti, Berisha theksoi se është kthyer si fitimtar.